Horoskopi Ditor 15 Shkurt 2017

DASHI

Edhe pse e keni fuqinë ta bëni të vështirë jetën e armikut tuaj, nuk do të thotë që duhet ta bëni. Njerëzit që abuzojnë me pushtetin e tyre shihen me neveri dhe mosbesim. Është më mirë të fitoni mbi të tjerët duke e përdorur autoritetin tuaj për t'i ndihmuar ata.

DEMI

Qëndroi larg temave sensitive si besimi fetar apo politika. Dikush që i merr si ofendim qëndrimet tuaja mund të përpiqet t'ju heqë nga puna ose nga ndonjë organizatë. Kur jeni në dyshime, qëndroni në rrugën e mesme të diplomacisë.

BINJAKET

Një luftë e fortë për paratë do të shpërthejë. Mund të jetë e nevojshme të kontaktoni një avokat për të arritur qëllimin tuaj. Një miqësi mund të prishet si rezultat i këtij konflikti. Ju jeni të bindur që i meritoni këto para, por të tjerët nuk janë dakord.

GAFORRJA

Xhelozia do të ngrejë kokën e saj të shëmtuar në një marrëdhënie të afërt. Ndoshta miku juaj i ngushtë do të ndihet i kërcënuar nga një lidhje e re që ju keni krijuar. Dashuria juaj mund të frikësohet për shkak të një marrëdhënieje që keni krijuar në ambientin e punës. Bëni maksimumin tuaj për të qartësuar ndjenjat.

LUANI

Bëni një ankesë kundra dikujt i cili ju bën të ndiheni të pasigurt ose të kërcënuar. Dhe nëse të gjitha këto masa paraprake dështojnë, zgjidhni të përballeni në një mjedis publik. Manipulatorët preferojnë të veprojnë me dredhi.

VIRGJERESHA

Tentativa për të shtypur anën tuaj kreative do t'ju shkaktojë pakënaqësi të madhe. Edhe pse është e admirueshme etika juaj në punë, kjo nuk do të thotë që duhet t'i shpenzoni të gjitha energjitë në karrierën tuaj. Kapeni këtë shans për të shpenzuar një pjesë të mirë të kohës për qëllime artistike.

PESHORJA

Ju gjithmonë jeni të vëmendshëm ndaj të tjerëve. Nëse doni t'i jepni mbështetje dikujt ose të shprehni shqetësim për mirëqenien e tij, telefonojini. Një gjest i vogël si ky mund të ndryshojë botën.

AKREPI

Disa avari mekanike mund t'ju shkaktojnë shumë zemërim. Përgatituni të ndryshoni qëndrim krejt papritur. Do të jeni në gjendje ta kapërceni këtë pengesë shumë shpejt nëse nuk jeni përfshirë nga tërbimi.

SHIGJETARI

Tregohuni të ndershëm në të gjitha çështjet që lidhen me biznesin, edhe nëse rrezikoni të humbisni një klient, nëse nuk mund të bëni një punë për më pak se një vlerë të caktuar, të themi kështu. Nëse një blerës ka pritshmëri joreale, thuajani në mënyrën më të sjellshme të mundshme.

BRICJAPI

Një qëndrim kokëfortë mund t'i kthejë aleatët potencialë në armiq të betuar. Fokusohuni në punë si pjesë e ekipit në vend që të jepni urdhra. Ju keni një vizion specifik, por pak njerëz pajtohen me të. Në vend që t'i etiketoni kritikët si "të trashë", shqyrtoni me kujdes kundërshtimet e tyre.

UJORI

Të përfshiheni në intriga sekrete do të bëhet një shkak për pendesë. Nëse dikush kërkon të gjejë strehë tek ju, "përzëreni" me delikatesë. Ju keni punuar shumë për të fituar reputacionin e të qenit një njeri i drejtë e i ndershëm. Duke u pozicionuar si rrëfyesi i dikujt, do të rrezikojë besueshmërinë tuaj.

PESHQIT

Përpjekjet për të ndryshuar sjelljen e një miku, do të jetë diçka e kotë. Ose duhet t'i pranoni të gjitha ato, ose të ndërprisni marrëdhënien. Ju keni pasur gjithmonë një ndjenjë të fortë të etikës. Nëse zbuloni se të dashurit tuaj kanë lënduar të tjerët me fjalët dhe gjestet e tyre, do të bënit mirë të distancoheshit prej tyre.