• 10:30 | 20.08.2012
    Shkarkoni versionin përfundimtar të Windows 8
    Microsoft ka lëshuar Windows 8 RTM ose versionin përfundimtar për abonentët e Technet dhe MSDN. Por, edhe nëse nuk jeni abonent, mund të përdorni versionin përfundimtar të versionit Enterprise Windows 8 që është në dispozicion për 90 ditë.

    Në mënyrë që ta përdorni, duhet të regjistroheni dhe produkti duhet të jetë i aktivizuar online me shërbimet e aktivizimit dhe vlefshmërisë së Microsoft brenda 10 ditëve të instalimit.

    Do të shihni një lajmërim në desktop që tregon se sistemi nuk është origjinal. PC-ja do të ndalet çdo orë duke shkaktuar kështu humbjen e materialeve të paruajtura.

    Kërkesat për Windows 8

    Windows 8 funksionon në të njëjtin harduer në të cilin funksionon Windows 7:

    -Procesori: 1 GHz ose më i shpejtë

    -RAM: 1GB (32-bit) ose 2 GB (64-bit)

    -Hapësira në disk: 20 GB

    -Karta grafike: Pajisja grafike Microsoft DirextX 9 me drajverin WDDM

    Nuk kërkohet ndonjë çelës për versionin testues. Sapo ta aktivizoni, keni 90 ditë kohë për ta përdorur softuerin. Kohën e mbetur mund ta shikoni duke iu referuar "watermarkut" në këndin e djathtë poshtë desktopit të Windows-it.

    Sapo të skadojë ky version testues pas 90 ditësh, duhet të zëvendësoni sistemin operativ në kompjuterin tuaj testues dhe të riinstaloni të gjitha programet dhe të dhënat. Nuk është e mundur që të bëhet përditësimi në një version të licencuar të Windows 8. Për këtë nevojitet një instalim i pastër.

    Versioni Enterprise i Windows 8 është i gatshëm në versionet 32-bit dhe 64-bit në shumë gjuhë: kineze (e thjeshtësuar), kineze (tradicionale), angleze, angleze (e Britanisë së Madhe), frënge, gjermane, italiane, japoneze, koreane, portugeze (e Brazilit) dhe spanjolle.

    Përzgjidhni versionin që dëshironi të shkarkoni:

    Shkarkoni versionin 32 Bit Enterprise të Windows 8

    Shkarkoni versionin 64 Bit Enterprise të Windows 8

    Të gjitha shkarkimet janë në formë të imazheve ISO. Ky version testues do të jetë në dispozicion për shkarkim deri më 15 gusht 2013.









http://albparajsa.com/images/images/logoalbparajsa.png

Copyright © 2009-2012.

ALBPARAJSA.COM
Rr: Frosina Plaku, Tirane, Shqiperi.
info@Albparajsa.com

Tv Stream: We DO NOT host any videos on this website. All videos found on our site are found freely available around the web on sites such as Justin.tv, Ustream.tv, Selfcast,yycast,cast3d etc. We make no guarantees or promises in our service and take no liability for our users actions. We are not affiliated nor claim to be affiliated with any of the owners of videos/streams played on our site. All content is copyright of their respective owners. Any who thinks that we have infringed copyright or are not in accordance with the laws, Contact: info@albparajsa.com