Kushtet e përdorimit http://tvstreami.com/images/flamur_shqiptar.jpg http://sportlive.albparajsa.com/images/usa-flag.jpg

Përdorimi i Albparajsa.Com nga ana juaj nënkupton pranimin që ju i bëni këtyre Kushteve të përdorimit, të cilat hyjnë në fuqi me përdorimin e parë të kësaj faqje.

Të drejtat e pronësisë intelektuale

Lajmet, imazhet, tv, logot dhe c'do gjë tjetër që paraqitet në Albparajsa.com, janë në pronësi të webfaqes. Kopjimi i logove tv apo lajmeve nga palët e treta, nuk lejohet pa pasur më parë aprovimin e autorit, ose pa dhënë burimin se nga është marë materiali. Përjashtohen rrastet kur burimi meret për qëllime jofitimprurëse.

Kërkesat për lejimin e përdorimit të imazheve tona duhen dërguar nëpërmjet e-mailit albparajsa@msn.com. Na tregoni si dhe pse doni të përdorni materialet tona. Ju lutem jepni detajet tuaja me email.

Të drejtat e autorit mbi lajmet

C'do lajm i publikuar në Albparajsa.Com është i mbrojtur nga e drejta e autorit. Lajmet që publikohen janë marë nga webfaqe të huaja të përkthyera nga stafi, ose nga webfaqe shqiptare ku në fund tregohet burimi i lajmit ose është marë leje nga autori i lajmit.

Nëse jeni autor i një lajmi dhe mendoni se është shkelur e drejta e autorit, atëherë kontaktoni admin në email: albparajsa:@msn.com ose kliko ketu!

Stream Tv Live

C'do kanal live apo video e rregjistruar që ndodhet në këtë web,është e publikuar më parë në webfaqet zyrtare të kanalit, që transmeton free dhe janë të lira! Ne nuk mbajmë pergjegjësi për ato transmetime të bëra nga palët e treta, pasi ato nuk kanë kontrollin tonë! Shumica e kanaleve transmetohen nga vet pronarët e kanaleve, dhe nuk shkelet e drejta e autorit!

Lista e webfaqeve qe mundesojne free kanalet shqip tv (te cilat jane dhe pronar te tv)


 

Tv Internacionale, janë të mara nga kompanitë që transmetojnë free në internet si: Justin.tv, yycast.tv,liveflash.tv, flashlive.tv, castalba.tv, ustream.tv etj...Ne nuk mbajmë pergjegjësi për këto kanale, janë thjesht lidhje nga webet e tjera free.

Sport Live, stream'et në sport live transmetohen free në justin.tv, Ustream, Veemi, liveflash, Yycast etj, ne nuk kemi kontrollin e tyre pra janë të publikuara nga persona të tretë dhe në webin tonë ato vendosen pasi gjenden në këto webe free dhe të lira për t'u marë! Tek ne ato thjeshtë grumbullohen, dhe nuk shkelim të drejtën e autorit.

Mbrojtje nga viruset

Ne shfrytezojmë të gjitha mundësitë për të kontrolluar dhe testuar materialet gjatë të gjitha shkallëve të prodhimit. Eshtë gjithmonë e këshillueshme për ju të përdorni një program anti-virusi për të gjithë materialin e shkarkuar nga Interneti. Ne nuk mbajme asnjë përgjegjësi për humbje, ndërprerje apo prishje të materialeve të shkarkuara nga kjo faqe interneti.

Refuzim

Faqja Albparajsa.Com si dhe materialet e lidhura me informacion, produkte dhe shërbime Qeveritare (apo me informacion, produkte dhe shërbime të palëve të treta), jepen “ashtu siç janë “, pa ndonjë përfaqësim apo nënkuptim dhe pa asnjë garanci të çfarëdo lloji qoftë kjo e shkruar apo nënkuptuar, përfshirë por jo e limituar tek garancitë e kualitetit të kënaqësisë, ushtrim për një qëllim të caktuar, mos-dëmtim, përpuethshmëri, siguri dhe përpikshmëri.

Ne nuk japim garanci që funksionet e përfshira në materialet e përfshira në këtë faqe interneti do jenë të pa shkëputura apo pa asnjë gabim, që gabimet do korrigjohen, apo që kjo faqe në këtë server të jetë e gatshme pa asnjë virus ose përfaqësojnë funksionalitetin e plotë, përpikshmërinë, vërtetësinë e materialeve. Në asnjë rast ne nuk jemi përgjegjës për çdo lloj humbje apo dëmtim të përfshirë, pas asnjë limit, në mënyrë indirekte apo të vazhdueshme apo dëmtim, apo humbje apo dëmtim të çfarëdo gjëje që rrjedhon nga humbja apo përdorimi i, informacionit apo profitit si rrjedhojë e lidhjes me përdorimin e faqes së internetit të Albparajsa.Com.

Kushtet e perdorimit te Chatit

Chat-i Albparajsa është pjesë e integruar e webfaqes, dhe është i hapur për t'u defryer dhe për ndihmë ndaj vizitoreve.

-Në këtë çat flitet vetëm shqip, ndalohet c'do gjuhë tjetër e përdorur nga anëtarët, përvec disa rasteve, ku vizitori është shtetas i huaj.

-Vizitorët në çat duhet të vendosin një emër apo pseudënim për t'u bërë pjesë e anëtarësimit.

-Ndalohen rreptesisht në çat postimi i webfaqeve të tjera si linke etj, lejohen vetëm linke youtube. Nuk lejohen komente me permbajtje raciste, paragjykime fetare,krahinore apo politike apo përdorimi i nje fjalori ofendues ose provokues. Nëse këto rregulla do të shkelen, atëherë jemi të detyruar të përjashtojmë anëtarin apo mysafirin në cat.


-Ndalohen emra apo pseudenime ofendues apo fyes, në të kundërt do të merni paralajmerim nga moderatorët apo adminët, deri në përjashtim.

- Nuk lejohen më shumë se 3-4 ikona njëherësh nga anëtarët, kjo është kundër rregullave të catit.

- Të gjithë vizitorët apo anëtarët që kanë ankesa kundrejt një anëtari të caktuar, ju lutemi të kontaktoni te moderatorët apo adminët që ndodhen në çat. Kjo vlen edhe ankesat kundrejt moderatorëve apo edhe owner'ave, vizitorët mund të bëjnë ankesë tek Main Owner kryesor i faqes.

-Vendimet që marin moderatorët apo adminët, nuk mund të rrefuzohen apo të bëhen objekt bisede negative, ata kanë të drejtë të marin vendime të drejta, vetëm në raste kur moderatori apo admini ka shkelur rregullat e çatit.

-Denimet me perjashtime do të vendosen sipas paragjykimit të moderatorëve dhe adminëve në bazë të shkeljeve që do të bëhen në çat.

Dënimet më të shpeshta:

a)Me shumë se 4 ikona=> Dënim deri në 2 orë. b) Ofendime=>Dënim deri në 1 orë,(në rast përsëritje të vazhdueshme, dënim përgjithmonë). c) Publikim i linkeve, faqeve të tjera në internet=> Dënim me përjashtim përgjithmonë nga chati. d) Fjalë banale=> Përjashtim deri në 2 orë.

Të përgjithshme

Këto Terma të përdorimit do të qeverisen dhe analizohen në përputhje me të gjitha ligjet e Shqiperise. Çdo pakënaqësi që del nga këto Terma të përdorimit do jetë subjekt i shqyrtimit tone.Kushtet e perdorimit mund te ndryshohen apo te modifikohen ne c'do kohe nga ne! Ju lutem dërgoni çdo pyetje nëpërmjet emailit Tone: Albparajsa@msn.com

Publikuar Nga Admin më: Nëntor 2009. Azhornuar: 28 Prill 2013